Kos nga Brukseli: Zgjerimi mbetet prioritet, Ballkani Perëndimor ka vend në BE

Marta Kos ka deklaruar se zgjerimi vazhdon të jetë një ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Europian, duke theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë europiane.

Në një deklarim për media para nisjes së takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kos tha se në takim do të diskutohen tema të rëndësishme gjeopolitike dhe procesi i integrimit të rajonit.

“Mesazhi është shumë i qartë: ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, deklaroi ajo.

Komisionarja europiane theksoi se vendet kandidate duhet të vazhdojnë me reforma dhe rezultate konkrete, ndërsa shtoi se edhe vetë Bashkimi Europian duhet të mbajë angazhimet ndaj procesit të zgjerimit.

“Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe, nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë edhe ne duhet të japim rezultate”, u shpreh Kos.
Ajo foli edhe për progresin e Mali i Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke njoftuar për krijimin e një grupi punues për procesin integrues të këtij shteti. Sipas saj, qytetarët malazezë vazhdojnë të mbështesin fuqishëm integrimin europian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button