Kina përsërit thirrjen ndaj SHBA-së dhe Iranit për të ndalur përshkallëzimin e tensioneve pas sulmeve të reja ajrore

Kina ka përsëritur thirrjen e saj drejtuar Washingtonit dhe Teheranit për të ndalur përshkallëzimin e tensioneve, pasi SHBA-ja kreu sulme të reja ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lin Jian, u tha gazetarëve në Pekin se “Kina është thellësisht e shqetësuar” për zhvillimet e fundit”.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi dje se forcat amerikane kishin ndërmarrë sulme ajrore kundër objektivave ushtarake iraniane në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri Apache të ushtrisë amerikane të hënën.

Sot, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit njoftoi se ishin ndërmarrë sulme ndaj disa bazave amerikane në rajon, si përgjigje ndaj sulmeve amerikane në jug të Iranit.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, tha se SHBA-ja ka zgjedhur të testojë vendosmërinë e Teheranit.

Megjithatë, Lin u bëri thirrje palëve ndërluftuese që “të ruajnë qetësinë, të tregojnë përmbajtje, të ndalin përshkallëzimin e tensioneve dhe të ndërmarrin hapa konkretë për uljen e tyre”.

Ai u kërkoi SHBA-së dhe Iranit të përdorin mjete politike dhe diplomatike për të arritur “sa më parë një armëpushim gjithëpërfshirës dhe afatgjatë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button