Kështu i ekzekutoi Izraeli mjekët dhe punonjësit shëndetësor në Gaza!

Ushtria izraelite vrau 15 mjekë dhe punonjës emergjence në jug të Gazës dhe i varrosi trupat e tyre bashkë me ambulancat dhe automjetet e shpëtimit muajin e kaluar.
Dr. Ahmed al-Farra, drejtor i pediatrisë në Spitalin e Maternitetit Al-Tahreer në Khan Younis, pa trupat teksa mbërrinin në objektin mjekësor pasi u rikuperuan një javë më vonë. Ai tha se ushtarët izraelitë mund t’i kishin dalluar lehtësisht që po qëllonin mbi mjekë kur hapën zjarr.
“Qielli është i mbushur me avionët e tyre, ata mund të shohin edhe një gjilpërë në tokë. Kështu që mund të dallonin lehtësisht ambulancat,” tha al-Farra për Al Jazeera.
“Kur trupat mbërritën në spital, ishin pothuajse të dekompozuar. Kishte kaluar rreth shtatë deri në tetë ditë që nga ekzekutimi i mjekëve. Pashë që tre prej tyre kishin duart e lidhura pas shpine.”
Ai shtoi se nuk kishte shenja plagësh nga copëzat e predhave dhe as dëmtime të shkaktuara nga shpërthime në trupat e tyre.
“Ata u ekzekutuan me të shtëna në kokë ose në kraharor. Ishin të paarmatosur dhe shkuan në zonën al-Hashaashin të Rafahut për të ndihmuar njerëzit që ishin plagosur rëndë.”