Kërcënohet me jetë zv/kryeministri Arben Fetai: PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI.

Është kërcënuar me jetë zv/kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes emailit. Në mesazhin kërcënues mes tjeras shkruan: PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI.

Për këtë ka reaguar menjëherë Fetai dhe thotë se ky kërcënim i ka ardhur pas deklaratës së tij që 20 përqindëshi për gjuhën shqipe duhet të hiqet.

Ja reagimi i plotë i Arben Fetait:

Reagim pas kërcënimit me jetë “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”

Sot, nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

Emaili titullohet “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI” dhe përmban këtë mesazh: “20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë; vdekje për shiptarët.”

Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi. Njoftoj kërcënuesin dhe opinionin se e kam informuar personalisht Ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë rreth personit tim. Padia është në përgatitje, pasi kërcënuesit dhe ekstremistët duhet të marrin përgjigjen e merituar: dënim me burg sipas ligjeve në fuqi.

Njëkohësisht, u bëjmë me dije të gjithë atyre që kanë mendësi tribale se nuk ka fuqi që na ndalon nga përgjegjësia që kemi marrë si funksionarë të koalicionit VLEN. Kujtoj të gjithë se gjuha shqipe nuk kërcënon asgjë dhe askënd. Gjuha është pasuri, mjet komunikimi që shërben për t’u kuptuar dhe bashkëpunuar, prandaj, asesi nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të jetë pretekst për matrapazët e këtij soji të pengojnë punën tonë.
Mbetemi të fokusuar në rrugën evropiane.

Të fala nga Brukseli!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button