Kasami uron Kurtin: Fitorja e VV-së, reflektim i vullnetit qytetar

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet parlamentare, duke vlerësuar gjithashtu procesin zgjedhor dhe atmosferën demokratike në vend.

“Në emrin tim dhe në emrin e VLEN-it, e përgëzoj mikun tim Albin Kurti për fitoren e thellë të radhës në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Jam i lumtur veçanërisht për atmosferën demokratike, zgjedhjet e qeta, të lira dhe korrekte, ashtu siç i kanë hije Kosovës.

Shpresoj që sa më shpejt të konsolidohen institucionet e Republikës, bazuar në vullnetin qytetar të shprehur sot, në mënyrë që ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe punët e mira të përbashkëta me Qeverinë e Kosovës.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button