Kasami shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit për ndarjen nga jeta të ish-Emirit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me ministrat Jeton Shasivari dhe Besar Durmishi, si dhe Përfaqësuesin Special të Maqedonisë së Veriut në Gadishullin Arabik, Salim Sulejmani, vizituan sot Ambasadën e Shtetit të Katarit në Shkup, ku shprehën ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
Kasami bëri të ditur se gjatë vizitës përcolli ngushëllimet e tij për familjen mbretërore, udhëheqjen dhe popullin e Katarit.
“Në emrin tim dhe të qytetarëve të Tetovës, familjes mbretërore, udhëheqjes dhe popullit mik të Katarit u shpreha ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe”, deklaroi Kasami.
Ai e përmbylli mesazhin e tij me një lutje për të ndjerin ish-Emir.
“Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për veprat e tij!”, u shpreh bashkëkryetari i VLEN-it.



