Kasami: As VLEN-i e as Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit shqiptar

Kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se çështja e ambasadorëve është kompetencë ekskluzive e shteteve që i emërojnë dhe i vlerësojnë.

“Çështja e ambasadorëve është çështje e shteteve të cilët i emërojnë dhe eventualisht vendosin për t’i tërhequr. Atë që mund të garantoj është se VLEN dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për të tërhequr ambasadorin”, u shpreh Kasami.

Ai shtoi se pritshmëritë janë që përfaqësuesit diplomatikë të fokusohen më shumë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë në vend.

“Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, më shumë sesa disa grupacione politike. Megjithatë, kjo është çështje që duhet ta vlerësojë shteti shqiptar dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilët e kanë emëruar dhe e vlerësojnë punën e tij”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button