Kasami: Angazhimi i Besar Durmishit dhe Qeverisë sjell investim prej 20 milionë eurosh dhe 500 vende pune në Pollog

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përgëzuar angazhimin e Qeverisë dhe të ministrit Besar Durmishi, duke sjellë investimin e kompanisë Cavo Otomotiv, investim që kap vlerën prej 20 milionë euro.
“Një tjetër lajm i madh për Pollogun!
Angazhimi i Qeverisë dhe Ministrit Besar Durmishi sjell kompaninë Cavo Otomotiv, një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro!
Krijojmë 500 vende të reja pune në Pollog.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe krijimin e ardhmërisë për rininë në vendin tonë”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button