Kanë mbetur edhe 400 vauçerë për kondicionerë inverter

Janë shpërndarë shumica e vauçerëve për kondicionerë inverterë. Nga gjithsej 6.180 vauçerë, kanë mbetur edhe 400 që qytetarët do të mund t’i marrin nga e hëna deri në fund të nëntorit, në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, e cila ndodhet përballë Muzeut të Qytetit të Shkupit, d.m.th. stacioni i vjetër hekurudhor.

vauçerët mund të përdoren për blerjen e kondicionerëve në 42 kompani dhe filialet e tyre. Lista e kompanive dhe vendndodhjet e tyre gjenden në faqen e Ministrisë, ku janë publikuar edhe emrat e fituesve.

Vauçerët e ndarë kanë vlerë prej 23 ose 25 mijë denarë për efikasitet energjetik dhe nga 27 deri në 30 mijë për grupet e rrezikuara të konsumatorëve. Nëse kondicioneri është më i shtrenjtë se kuponi, atëherë qytetari duhet ta paguajë ekstra.

Të gjithë duhet të blejnë një kondicioner deri më 30 nëntor. Vauçerët atëherë do të konsiderohen të pavlefshëm. Çdo kompani do të duhet të garantojë që kondicioneri që shitet do të instalohet në adresën e shkruar në vauer. Kjo do të parandalojë abuzimin duke rishitur kuponët e marrë.

Ministria e Energjisë do të ketë edhe një komision që do të kontrollojë nëse kontratat me kompanitë respektohen para se t’u paguhen kuponët e shitur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button