Kallas: Rusia po rrezikon jetë në të gjithë Evropën përmes sulmeve hibride

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kalas gjatë një konference për shtyp me kryeministrin moldav, Vasile Tofan u shpreh se Rusia po rrezikon jetë në të gjithë Evropën përmes sulmeve hibride.

“Në javët e fundit, Evropa ka përjetuar një përshkallëzim të sulmeve hibride ruse dhe shkeljeve të hapësirës ajrore. Raketat dhe dronët rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë fundjavës. Dhe kjo është plotësisht e papranueshme”, tha Kalas.

Më 30 shtator, Rusia nisi sulme ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës, duke goditur termocentralet dhe infrastrukturën përreth Kievit dhe zonave të tjera në sulmin më të koordinuar ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në muaj të tërë.

Në Moldavi, në kufirin perëndimor të Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se tre dronë shkelën hapësirën ajrore të saj më 30 shtator.

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi javën e kaluar se Gjermania po përballej me një numër në rritje të sulmeve hibride nga Rusia dhe u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë asaj që pritet të jetë dimri i saj më i vështirë që nga pushtimi rus i vitit 2022.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia po zhvillon një fushatë hibride sulmesh me dronë dhe kibernetikë dhe e akuzojnë Moskën se qëndron pas sulmit të tentuar me dronë në aeroportin e Leipzigut në gusht.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button