Edhe në vendbanime vozitet me shpejtësi të tepruar – për gjashtë orë u gjobitën 628 shoferë

Gati 630 shoferë janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar gjatë një kontrolli të përforcuar të komunikacionit, i zhvilluar në të gjithë vendin.
Më 4 tetor, në periudhën nga ora 14:00 deri në 20:00, Sektori për Punë të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi kontrolle të përforcuara, të fokusuara te shoferët që drejtonin automjetet me shpejtësi mbi kufirin e lejuar.
Nga gjithsej 628 shkelje të konstatuara, 344 janë kryer nga shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë vendbanimeve, ndërsa 284 shkelje janë regjistruar brenda vendbanimeve.
Për të gjitha shkeljet janë ndërmarrë masat përkatëse dhe janë shqiptuar sanksione në përputhje me ligjin. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 66 shkelje të tjera të llojeve të ndryshme.
Nga MPB-ja njoftojnë se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë kontrollet e përforcuara të komunikacionit në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e sigurisë dhe uljen e rreziqeve që shkaktohen nga mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë.



