Johanesburg, 12 të vrarë dhe 9 të plagosur në një sulm masiv me armë zjarri në një vendbanim

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm masiv me armë zjarri në vendbanimin informal Jumpers në Cleveland të Johanesburgut, sipas policisë, cituar nga “eNCA”, transmeton Anadolu.

Policia iu përgjigj raportimeve për të shtëna me armë rreth orës 23:10 të së martës dhe gjeti disa viktima me plagë nga armët e zjarrit. Tetë burra dhe tre gra u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa një burrë tjetër ndërroi jetë më vonë në spital, raportoi kanali “eNews Channel Africa”.

Autoritetet thanë se më shumë se 10 të dyshuar të armatosur rëndë, të cilët dyshohet se ishin transportuar me një automjet të bardhë Toyota Quantum, hapën zjarr në disa lokacione brenda vendbanimit përpara se të largoheshin.

​​​​​​​Deri më tani nuk është arrestuar askush, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button