Janë regjistruar 911 ndërtime pa leje gjatë vitit 2025

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 911 objekte të ndërtuara pa leje, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, 169 prej tyre (18.6 për qind), janë objekte për banim. Prej tyre, 128 janë ekskluzivisht objekte banimi, 24 janë kryesisht për banim, ndërsa 17 janë objekte për pushim dhe rekreacion.
Pa leje janë ndërtuar edhe 164 rrethoja (18 për qind), 116 objekte afariste (12.7 për qind), 113 strehëza (12.4 për qind), 110 zgjerime, mbindërtime dhe adaptime (12.1 për qind), 106 objekte ndihmëse (11.6 për qind), 79 garazhe (8.7 për qind), 22 terasa verore (2.4 për qind), 17 objekte të përkohshme (1.9 për qind), 9 shkallë (1 për qind) dhe 6 terasa (0.7 për qind).
Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, përkatësisht 96.1 për qind, janë në pronësi private.



