Janë ndarë rreth 80 për qind të vauçerëve për blerjen e inverterëve

Deri në orën 15 janë ndarë mbi 80 për qind nga 6.182 vauçerët e paraparë për blerjen e inverterëve, me qëllim të rritjes së efikasitetit energjetik të amvisërive në gjithë vendin, informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Siç thonë nga atje, procesi realizohet pandërprerë dhe në mënyrë efikase, falë planifikimit me kujdes dhe angazhimit të plotë të ekipit të Ministrisë, me çka qytetarëve iu mundësua marrja e shpejtë dhe e lehtë e vauçerëve.

“Në kuadër të procesit të ndarjes deri në orën 16, vetëm në Shkup janë ndarë mbi 1.400 vauçerë ose mbi 75 për qind nga numri i përgjithshëm. Edhe pse në fillim të ditës ka pasur një numër të shtuar të qytetarëve, ndarja është realizuar pa probleme dhe në pjesën më të madhe të ditës nuk ka pasur radhë të gjata para QS ‘Boris Trajkovski’”, thonë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Në përputhje me dinamikën e paraparë, siç theksojnë, ndarja me sukses zbatohet edhe në 30 lokacionet e tjera në mbarë Maqedoninë, ku qytetarët munden lehtë t’i marrin vauçerët e tyre për blerjen dhe instalimin e inverterëve.

“Në bazë të informacioneve fillestare nga ekipet e Ministrisë, në shumicën e qyteteve si Struga, Radovishi, Shtipi, Kërçova, etj, qytetarët kanë marrë mbi 90 për qind të vauçerëve, që është dëshmi për suksesin e kësaj mënyre të ndarjes së vauçerëve”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska në deklaratë për mediat të dhënë para QS “Boris Trajkovski” tha se është mundësuar fleksibilitet i shtuar për qytetarët të cilët nuk do të mund t’i marrin vauçerët e tyre menjëherë, këtë të mund ta bëjnë drejtpërdrejtë në hapësirat e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Ajo e theksoi rëndësinë e masës për efikasitet energjetik, duke theksuar se ky program me vlerë të përgjithshme prej 155 milionë denarë jo vetëm që kontribuon drejt përmirësimit të standardit jetësor, por edhe drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor përmes konsumit të ulur të energjisë elektrike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button