Izraeli vret mbi 920 palestinezë që nga rifillimi i luftës në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 921 persona janë vrarë në territorin palestinez që nga rifillimi i sulmeve të pandërprera izraelite më 18 mars.
Sipas deklaratës së ministrisë, kjo shifër përfshin 25 persona të vrarë në 24 orët e fundit.
Gjithashtu, është raportuar se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 50,277 që nga fillimi i luftës brutale të Izraelit kundër Gazës pas 7 tetorit 2023. /TRT World/