Nikollovski: Autobusët e parë elektrikë ekologjikë do të dorëzohen në janar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i ftuar në emisonin”360 Shkallë”, theksoi se, tridhjetë autobusët e parë elektrikë ekologjikë do të dorëzohen në janar, më herët se sa ishte parashikuar me marrëveshje.

Njëkohësisht Nikolloski hodhi poshtë të gjitha dyshimet në lidhje me cilësinë e autobusëve duke shtuar se, e tërë Evropa varet nga bateritë që prodhohen në Kinë.

‘’Pasi i dimë specifikimet teknike, e kjo është se bateritë do të prodhohen në Kinë, nga shkaku se në këtë moment në tregun evropian, po flas për tregun evropian, nuk mund të gjeni autobus elektrik që përdor bateri tjera përveç atyre kineze’, tha Nikolloski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button