Izraeli sulmon Sirinë nga ajri, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur
Izraelit sulmoi pjesën qendrore të Sirisë mbrëmë vonë, duke vrarë disa persona dhe plagosur shumë të tjerë, si dhe duke shkaktuar zjarre në lokacione ku besohet se strehohen forcat iraniane, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA, mbrojtja ajrore siriane iu përgjigj sulmeve, të cilat dëmtuan një autostradë në provincën Hama ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar për të kontrolluar flakët.
Spitali Kombëtar “Masyaf” fillimisht raportoi për 5 të vdekur ndërsa më pas mediat shtetërore njoftuan se numri i të vdekurve është rritur në 14, përderisa mbi 40 të tjerë janë plagosur.
Zona Masyaf, shpesh e lidhur me forcat iraniane, ka qenë shpesh në shënjestër të sulmeve që i atribuohen Izraelit. Zona përmban Qendrën e Studimeve dhe Kërkimeve Shkencore (CERS), e përdorur nga Irani për të zhvilluar raketa.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) pretendon se sulmet kishin në shënjestër një qendër kërkimore në Masyaf dhe zonat pranë qytetit Tartous.
Izraeli, i cili rrallë komenton operacionet, ka kryer sulme ajrore në Siri që nga viti 2011, duke u fokusuar në forcat iraniane dhe objektivat e Hezbollahut.
#BREAKING: It has now been determined that two #IRGC bases near #Damascus & #Homs & a research center of the #Syrian MOD for design & development of ballistic missiles in #Hama & a weapon storage site near #Tartus were among 13 targets that #Israel Air Force destroyed in #Syria… pic.twitter.com/04LYI6irs8
— Babak Taghvaee – The Crisis Watch (@BabakTaghvaee1) September 9, 2024