Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert: Marrëveshja SHBA-Iran mund të shihet si “tradhti” në Izrael

Një marrëveshje e mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të perceptohet si një “tradhti” në Izrael, deklaroi ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert në një intervistë për transmetuesin publik irlandez RTE.

“Mendoj se, nga këndvështrimi i pozicionit fillestar të Netanyahut, kjo mund të interpretohet si një tradhti”, tha Olmert, duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai theksoi se Netanyahu nuk ka gjasa ta shprehë publikisht një qëndrim të tillë, pasi sipas tij është “plotësisht dhe tërësisht i varur nga marrëdhëniet dhe mbështetja” e presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithëse detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të njohura plotësisht, Olmert vlerësoi se duket se ekziston “një hendek i madh” mes pritshmërive fillestare të SHBA-së dhe Izraelit kur nisi ofensiva ushtarake dhe asaj që po formësohet aktualisht si mirëkuptim mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Sipas ish-kryeministrit izraelit, zhvillimet e fundit sugjerojnë se negociatat po lëvizin në një drejtim që nuk përputhet plotësisht me objektivat fillestare të qeverisë izraelite.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button