Dy të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël në Gjermani

Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël është rrëzuar në jugperëndim të Gjermanisë, raportuan mediat gjermane, transmeton Anadolu.
Policia ka konfirmuar se të dy personat që ndodheshin në avion kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur pranë qytetit Gundelsheim, raportoi radioja SWR, transmetuesi publik rajonal.
Pas rrëzimit ka shpërthyer zjarr, por ekipet e emergjencës në vendngjarje kanë arritur ta shuajnë.



