Ari humb “shkëlqimin”, i bie çmimi

Çmimi i arit ka shënuar rënie gjatë ditës, duke u tregtuar në rreth 4,139.80 dollarë për ons në tregun spot, përcjell KosovaPress.
Sipas të dhënave të Kitco, ari ishte në 4,139.80 dollarë për ons, me rënie prej 36.70 dollarësh, apo 0.88%. Gjatë ditës, çmimi lëvizi mes 4,124.50 dhe 4,226.20 dollarëve për ons.

Në tregun e kontratave, The Wall Street Journal raportoi se kontratat e arit në COMEX për dorëzim në tetor ishin mbyllur më herët në 4,147.70 dollarë për ons.

Presioni mbi arin lidhet kryesisht me pritjet për normat e interesit në SHBA dhe lëvizjen e yield-eve të bonove amerikane. Ari zakonisht dobësohet kur normat e interesit rriten, pasi nuk ofron kthim si instrumentet me interes.
Megjithatë, metali i çmuar vazhdon të mbetet një nga asetet kryesore të strehimit të sigurt, sidomos në periudha pasigurie gjeopolitike dhe luhatjesh në tregjet financiare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button