Iseni: E dimë saktë që dhimbja e BDI-së nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë çështja kombëtare
Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, nga Kuvendi tha se dhimbja e BDI-së nuk ka qenë asnjëherë çështja kombëtare apo avancimi i shqiptarëve, por sipas tij fokusi e vëmendja e BDI-së ka qenë te pasurimi i tyre i paligjshëm dhe te kazinot.
“Ne e dimë saktë që dhimbja juaj asnjëherë nuk ka qenë për çështjen kombëtare por e keni pasur për kazinot, pasurimin tuaj të paligjshëm. Më vjen keq që një parti e dal nga UÇK u shndërruan në shërbyes të krimineleve dhe hajduteve”, tha zëvendësministri, Astrit Iseni.
Ai shtoi tutje sa i përket përdhosjes së flamujve, në të kaluarën asnjëherë personat e tillë nuk janë dënuar.
“Sa i përket përdhosjes së flamujve shtetëror e kombëtarë saktë e dimë se në të kaluarën asnjëherë nuk janë dënuar personat e tillë. Tani është hera e parë që ka dënime për përdhosjen e grisjen e flamujve shtetërorë e kombëtarë”, përfundoi Iseni.