Ikje nga Vetëvendosje: Lind poli i ri në politikën kosovare
Skena politike kosovare pati sot një zhvillim të ri, ku dy emra të Vetëvendosjes, të njohur dhe si besimtarë muslimanë, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, shpallën si largimin nga Kurti e si krjimin e një subjekt të ri politik, i gatshëm për të hyrë plot ambicie në garën e pritshme elektorale. Ky pol i ri përbëhet nga PD(Partia për Drejtësi) e doktor Ferid Aganit, si dhe nga AKR-ja e Behgjet Pacollit. Profili i këtij poli të ri, siç mund të dallohet, do jetë ai i një mburoje përballë presionit liberal, i cili ka shënjestruar vlerat tradicionale të shoqërisë kosovare, ku veçon prindërimi dhe familja. Kjo u vu re te fjalimi që mbajti emri i spikatur i kësaj lëvzjeje, Eman Rrahmani, ndër deputetët e VV-së që i qëndroi besnik bindjeve dhe formimit të tij, përballë tendencave për t’i dhënë formë ligjore praktikave të diskutueshme të liberalizmit seksual, të cilat rrezikojnë familjen tradicionale, atë të natyrshmen.
Fjala e mbajtur nga Rrahmani, përmbante të gjithë arsyet e forta të kësaj inisiative të re politike, e quajtur “Për Familjen”.
Siç tha ai, ato janë:
-Projektkodi civil që me disa dispozita të tij cënon familjen tradicionale;
– Projektligji për shëndetin reproduktiv që tenton të legalizon fertilizimin me donim, pa identitet të njohur, që dërgon edhe në incest, e të mos flasim për cënim të familjes;
-Lejimi i ndërrimit të gjinisë sipas ndjesisë në projektligjin për gjendjen civile, madje edhe tek fëmijët, si dhe shumë aktivitete në ministrinë e kulturës dhe në ministrine arsimit na kanë obliguar të bashkohemi dhe të mendojmë dhe veprojmë rreth angazhimit politik… PËR FAMILJE.
Vazhdimi i ikjes nga vendi i të rinjve, familjeve, punëtorëve profesionistë dhe të gjitha kategorive tjera shoqërore, është bër barra më e madhe që po e rëndon Kosovën
Mosngritja e koeficientin të pagave ne sektorin publike, paga e ulët minimale, vazhdimi i nepotizmit dhe shumë dukuri të tjera që gjatë kësaj periudhe jemi mundu të japim kontributin tonë përmes amandamentimve në komisione, asnjehre nuk kane gjetë mbështje nga subjekti politik por edhe nga grupi parlamentar.
Vazhdimi i moszhvillitim e përmirësimit në arsim, ekonomi e shëndetësi, kanë qenë problemet kryesore që kanë vazhduar të vështirësojnë jetën e qytetarëve”, arsyetoi ish-politikani vetëvendosës.
Rrahmani vijoi më tej:
“Për gjatë këtyre më shumë se tre viteve kemi arritur të ndalim shumë iniciativa që cënojnë familjen tradicionale në vendin tonë. Për këtë dua të falënderoj secilin deputet për qëndrueshmërinë e treguar në ruajtjen e kauzës së familjes.
Përkundër tentativës nga pushteti për të krijuar një narrative që këto ligje janë kushte për integrime evropiane. Këto nuk kanë qenë kushte asnjëherë për asnjë vend dhe nuk do të jenë as për Kosovën. Këto ligje kanë qenë të papranueshme për thuajse të gjitha vendet e rajonit por edhe për një pjesë të madhe të shteteve evropiane që edhe sot nxjerrin ligje për ruajtjen e fëmijëve dhe familjes.
Duke parë këtë situatë, së bashku me deputetin Visar Korenica, kemi vlerësuar se është e domosdoshme të mendohet për nje angazhim politike me ndryshe, një politikë që buron nga qytetarët dhe është për qytetarët.
Sot këtu para jush jemi me një koalicion mbi partiake, që tejkalon interesa partiake e personale te secilit prej nesh ketu e të gjithë atyre që do ti shihni neser në mesin tonë.
Mbështetjen e parë në mbrojtje të kësaj kauze gjetëm nga PD-ja të udhëhequr nga kryetari Prof, Dr Ferid Agani, të cilin e falendëroj për gjithë korrektësinë dhe angazhimin që ka dhënë që ky bashkim sot të jetë shumë më I madh.
Së bashku me Dr. Aganin, kemi arritur që të bashkohemi në këtë kauzë me një grup shumë me integritet intelektualesh dhe ekspertësh të rinjë të cilët kryesohen nga z. Fatmir Smajli, të cilët i falënderoj për gjithë kontributin që janë duke e dhënë në mbështjet të kauzës PËR FAMILJE.
Mbasi arritëm bashkimin në mbrojtje të FAMILJES dhe caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare, projektin tonë i propozuam edhe Presidentit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, i cili me shumë dëshirë e plotë vullnet vendosi ti bashkohet kësaj kauze për FAMILJE, ndaj të cilit jemi mirënjohës dhe falënderus që zgjodhi rreshtimin për familje, përkundër ofertave që kishte nga subjekte parlamentare.
Kauza PËR FAMILJE, është kauzë mbi partiake, dhe do të jetë kauzë qytetare e për qytetarët, pjesë e këtij projekti do të jenë edhe personalitete publike, profesionale e shkencore që kanë dëshmuar veten e tyre dhe të cilët kanë një storie suksesi në jetën e tyre, personalitete nga pothuajse të gjitha sferat e jetës publike e shoqërore.
Andaj sot nga këtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallime feje, etnie, race a gjinie, të bashkohemi për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e prindërve, PËR FAMILJE ku ka NËNË, BABË, VAJZE, DJALË, GJYSHË, GJYSHE…”. /tesheshi/