Ibrahimi: Në mbështetje të plotë të deputetes Ilire Dauti!
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për deputeten e Frontit Evropian, Ilire Dauti e cila në interpelancën e sotme u shkarkuar nga posti i kryetares së Komisionit për Politika Sociale, Demografi dhe Rini, të inicuar nga grupi parlamentar i “Levicës”.
Postimi i Ibrahimit:
Edhe përkundër dallimeve politike, sot në Kuvendin e RMV-së treguam se kur bëhet fjalë për mbrojtjen e së drejtës, të Rregullores së Kuvendit, por edhe të të drejtave të shqiptarëve, ne jemi aty.
Në mbështetje të plotë të deputetes Ilire Dauti!