Hyri në fuqi regjimi i ri në të gjitha pikëpagesat e vendit

Në të gjitha pikëpagesat e vendit nga ka hyrë në fuqi një regjim i ri i përdorimit të korsive elektronike.
“Nëse deri dje në pikëpagesat rrugore ku shkruan M tag, kanë kaluar edhe personat të cilët kanë shfrytëzuar M card, nga sot, pikëpagesa për M tag, do të vleje vetëm për shoferët të cilët e kanë këtë pajisje. Personat që shfrytëzojnë M card, do të mund ta përdorin edhe në pikëpagesat ku paguhet me kesh. E gjithë kjo vjen për të lehtësuar qarkullimin rrugor”.
Sipas njoftimit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, ndryshimi synon të përshpejtojë qarkullimin në pikëpagesa dhe të reduktojë pritjet gjatë sezonit të verës.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që para udhëtimit të informohen për mënyrën e re të funksionimit të korsive elektronike, me qëllim shmangien e vonesave dhe krijimit të kolonave në pikëpagesa.
Ndryshimet janë pjesë e përpjekjeve për rritjen e përdorimit të sistemit elektronik të pagesës së taksave rrugore dhe funksionimin më efikas të pikëpagesave në korridoret kryesore të vendit.
Sa i përket çmimeve të pajisjeve elektronike, një M Card kushton 600 denarë me 500 denarë kredit për shfrytëzimin për pagesë rrugorë ndërsa M Tag kushton 2200 denarë me 1000 denarë kredi për shfrytëzimin për pagesë rrugorë. Pajisjet elektronike blihen në pikëpagesat rrugore.



