Athina mohon raportimin mediatik se e dërguara e ShBA-së kërcënoi qeverinë greke

“Ne mund t’ia bëjmë këtë çdo vendi që duam. Mund ta bëjmë edhe këtu”, thuhet se ambasadorja Guilfoyle ka thënë gjatë një darke në Athinë.

Athina ka mohuar një raportim mediatik sipas të cilit ambasadorja e ShBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka kërcënuar se do ta rrëzojë qeverinë greke.

 

“Duhet të them dhe ta bëj të qartë se nuk ka pasur kurrë asnjë çështje që lidhet me një kërcënim ndaj qeverisë greke dhe për të qenë seriozë një gjë e tillë nuk do të tolerohej kurrë”, tha në një konferencë për media Pavlos Marinakis, zëdhënësi i qeverisë greke.

 

Ai theksoi se Greqia dhe ShBA-ja kanë një marrëdhënie shumë “më të afërt dhe më të qëndrueshme”.

 

“Është një marrëdhënie strategjike e rrënjosur thellë, e cila bazohet në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta”, tha ai.

 

Marinakis rikonfirmoi se Athina është gjithashtu një “partnere strategjike” e ShBA-së në sektorin e energjisë, duke theksuar se qeveria po punon për të përmirësuar pozitën e saj energjetike dhe gjeopolitike në interes të vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button