Hetim dhe paraburgim për dy persona nga Tetova, dyshohen për vrasje të kryer në vitin 2013

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave tani 41 vjeçarë të fshatit Poroj, nga të cilët i pari dyshohet drejtpërdrejt për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal e kryer në vitin 2013, ndërsa tjetri e ka ndihmuar në ekzekutimin e vrasjes dhe ka qenë bashkëpunëtor në – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari i parë, më 12 tetor 2013, në dalje nga fshati Pirok, me paramendim i ka marrë jetën një personi nga Tetova për shkak të keqkuptimeve të pazbardhura paraprake. I dyshuari i dytë ka vënë në dispozicion veturën e tij dhe të dy së ​​bashku kanë marrë një pushkë automatike, e cila është e ndaluar për qytetarët.

Pasi janë takuar me viktimën, i dyshuari i parë menjëherë ka filluar të shtijë, ka shtënë disa plumba, duke i shkaktuar lëndime trupore me armë zjarri të cilave viktima nuk ka mundur tu mbijetojë. Dy të dyshuarit janë larguar.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy. Sipas vendimit të miratuar, për të dyshuarin e parë masa e paraburgimit hyn në fuqi menjëherë, ndërsa për të dyshuarin e dytë, i cili është në arrati, masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet pas zbulimit dhe privimit nga liria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button