Drejtori Iseni në Çarshi në mesin e qytetarëve për matje të sheqerit në gjak

Sot, më 14 Nëntor 2024, në Ditën Botërore të Diabetit, organizuam matje pa pagesë të glukozës në gjak në dy lokacione: Sheshi Makedonija dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit, ka shkruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik – Shkup Samir Iseni.
🙏 Falënderojmë ekipet e përkushtuara nga Shtëpia e Shëndetit Shkup që ishin prezent nga ora 9:00 deri në 12:00, duke ofruar matje dhe këshilla për të gjithë qytetarët e interesuar.
Na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Taravari, i cili mbështeti iniciativën tonë dhe theksoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin e çdo qytetari.
Ja disa momente nga aktiviteti ynë! Ftojmë të gjithë që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të ndjekin kontrollet e rregullta.
💙 Së bashku për një jetë më të shëndetshme!”, shpjegon Iseni.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button