Hamasi u takua këtë javë me ndërmjetësuesit për Gazën, por ‘pa përparim’

Një delegacion i Hamasit zhvilloi dy takime me ndërmjetësues egjiptianë dhe katarias këtë javë në Doha, por ato nuk sollën asnjë përparim në përpjekjet për një armëpushim në Gaza, thanë burime pranë grupit të rezistencës.
“Zyrtarë egjiptianë u takuan dy herë me një delegacion të nivelit të lartë të Hamasit të udhëhequr nga (negociatori kryesor) Khalil al-Hayya dhe zyrtarë katarias të mërkurën dhe të enjten në Doha,” tha një burim për AFP. Një burim i dytë tha se bisedimet ishin “serioze”, por nuk sollën “asnjë përparim konkret”.