Një hotel japonez u kërkon mysafirëve izraelitë të deklarojnë ‘se nuk kanë lidhje me krime lufte’

Kishi Ace, një menaxher hoteli në Kioto të Japonisë, tha se kërkojnë nga mysafirët izraelitë të nënshkruajnë një deklaratë ku pohojnë se nuk kanë kryer krime lufte, për të mos qëndruar pasivë ndaj situatës së fëmijëve në Gaza.
Duke i quajtur sulmet e Izraelit ndaj Gazës “plotësisht të papranueshme,” Kishi i tha agjencisë Anadolu se veprime të tilla shkelin të drejtën ndërkombëtare. Ai shtoi se u kërkojnë turistëve të huaj të nënshkruajnë një deklaratë që pohon se nuk kanë kryer krime lufte, edhe pse ligjërisht nuk u lejohet të refuzojnë shërbimin ndaj ndonjë mysafiri.