Historiani Xhafer Sadiku: Ju enveristët e Shkupit dhe Prishtinës, mos i jepni mbështetje birit tuaj, Edi Ramës

Historiani dhe studiuesi i arkivave, Xhafer Sadiku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kritikuar disa figura politike dhe publike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat, sipas tij, ndërhyjnë në zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë.

Sadiku përmend Baton Haxhiun, Berat Buzhalën, Ramush Haradinajn dhe Ali Ahmetin, duke i akuzuar se në periudha krizash mbështesin kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij.

“Ne vërtet jemi një komb, por jemi dy shtete. Të mbështesësh kriminelin që po u jep të huajve atdheun që e mbrojtën gjyshërit tanë, është kriminale”, shkruan Sadiku në reagimin e tij.

Duke iu referuar punës së tij si studiues i historisë së komunizmit dhe autor i librave për terrorin komunist, ai u bën thirrje figurave politike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që, sipas tij, të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Sadiku e lidh kritikën e tij edhe me trashëgiminë e komunizmit shqiptar dhe me zhvillimet që lidhen me ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

“Nëse do të njihnin historinë e komunizmit, krahu enverist i UÇK-së nuk do të përfundonte në Hagë”, shprehet ai.

Në përfundim të reagimit, historiani kritikon atë që e cilëson si mungesë njohurish për historinë e Shqipërisë pas vitit 1912, duke kundërshtuar pretendimin se figura të jashtme mund t’i tregojnë shqiptarëve historinë e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button