Fadil Asani merr pjesë në trajnimin evropian për mirëqenien e kafshëve gjatë transportit në Spanjë

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Fadil Asani, po merr pjesë në trajnimin evropian “Better Training for Safer Food – Animal Welfare During Transport Legislation”, i cili po zhvillohet nga 21 deri më 25 shtator 2026 në Algeciras të Spanjës.

Trajnimi zhvillohet në kuadër të iniciativës së Bashkimit Evropian Better Training for Safer Food (BTSF) dhe mbledh përfaqësues e ekspertë nga vende të ndryshme evropiane, me fokus në zbatimin e legjislacionit për mirëqenien e kafshëve gjatë transportit.

Gjatë programit po trajtohen çështje të rëndësishme që lidhen me kontrollet zyrtare, kërkesat ligjore gjatë transportit, përgjegjësitë e operatorëve, identifikimin e shkeljeve, si dhe praktikat për garantimin e mirëqenies së kafshëve.

Pjesëmarrja e Fadil Asanit në këtë trajnim synon shkëmbimin e përvojave me ekspertë evropianë dhe avancimin e kapaciteteve profesionale në fushën veterinare.

Këto programe kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të standardeve dhe zbatimit të legjislacionit për mirëqenien e kafshëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në përafrimin e praktikave vendore me standardet evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button