Bekim Sali në Nju Jork takohet me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi në Nju Jork takim me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.
Në takim u diskutua për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe reformat, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Sali vlerësoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut dhe theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik për vendin dhe rajonin. 🇲🇰🇺🇸




