Grenlanda s’është në shitje, thotë kryeministrja e Danimarkës

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka përsëritur të martën se Grenlanda “nuk është në shitje”.

Deklarata e saj vjen në ditën kur Donald Trump Jr., po viziton territorin danez, duke nxitur sugjerimet se SHBA-ja mund të marrë kontrollin e saj.

Ndonëse Frederiksen ka folur për një bashkëpunimin shumë të ngushtë të Danimarkës me SHBA-në, ajo ka këmbëngulur se “është vetëm Grenlanda ajo që mund të vendosë dhe të përcaktojë të ardhmen e Grenlandës”.

Djali i madh i presidentit të zgjedhur, Donald Trump po qëndron në Grenlandë për një vizitë private, gjë që ka rritur spekulimet se administrata e ardhshme e SHBA-së mund të kërkojë të marrë kontrollin e territorit danez të pasur me minerale, që është shtëpia e një baze të madhe ushtarake amerikane.

Qeveria e Grenlandës ka thënë të martën se vizita e Donald Trump Jr. do të bëhet “si një individ privat” dhe jo si një vizitë zyrtare. Përfaqësuesit e Grenlandës nuk do të takohen me të.

Presidenti i zgjedhur së fundmi ka rikthyer në qendër të vëmendjes interesin e tij për të përvetësuar territorin e gjerë Arktik që është pjesë e Danimarkës.

Ai ka thënë në një konferencë shtypi në Mar-a-Lago në Florida të martën se nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake ose detyrimit ekonomik për të marrë kontrollin e Grenlandës, duke thënë se “ne kemi nevojë për sigurinë kombëtare”.

Grenlanda është ishulli më i madh në botë dhe shtrihet në një rajon me rëndësi strategjike për SHBA-në, Rusinë, Kinën dhe të tjerët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button