Imerlije Saliu: Miqësia mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është një themel i fortë

Deputetja e partisë VLEN, Imerlije Saliu, në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, ka marrë pjesë në pritjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ajo ka qenë pjesë e delegacionit edhe në takimet e zhvilluara në Qeveri me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrin e parë, Bekim Sali.

“Në cilësinë e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në vijim, si pjesë e delegacionit, mora pjesë edhe në takimet e zhvilluara në Qeveri me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Zëvendëskryeministrin e Parë Bekim Sali, ku u theksua rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Miqësia mes dy vendeve tona është një themel i fortë, ndërsa bashkëpunimi institucional është çelësi për ta shndërruar atë në rezultate konkrete”, ka shkruar Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button