Siljanovska Davkova pret Albulena Haxhiun: Bashkëpunimi parlamentar është kyç për proceset demokratike

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka pritur kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe rolit të parlamenteve në proceset demokratike dhe integrimin evropian.
“Sot prita Albulena Haxhiun, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend.
Marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë karakterizohen nga dialogu i rregullt politik, qëllimet e përbashkëta strategjike dhe qëndrimet e harmonizuara për çështjet ndërkombëtare.
Theksova se fqinjësia e mirë, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe iniciativat si procesi Brdo-Brioni kontribuojnë për më shumë respekt, mirëkuptim dhe njohje të Ballkanit Perëndimor si partner kredibil i BE-së.
Roli i parlamenteve dhe bashkëpunimi parlamentar janë kyç për thellimin e proceseve demokratike. E inkurajoj dinamikën pozitive, takimet e rregullta të parlamentarëve dhe shkëmbimin e praktikave të mira, veçanërisht në funksion të proceseve të integrimit evropian”, ka shkruar Siljanovska Davkova.



