Grenelli te Mickoski
Ish-drejtorin i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell po qëndron në Shkup ku është takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve në këtë pjesë të Evropës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, si dhe në mundësitë për forcim të mëtejshëm.
“Analizuam mundësitë për të shfrytëzuar potencialet për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst, u shqyrtua mundësia e pjesëmarrjes së mundshme të SHBA-së në projektin e energjisë Çebren, i cili ka rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit”, ka shkruar Mickoski nè Facebook.
Pasi e ka falenderuar Grenellin për, siç është shprehur, angazhimin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve, ndërsa e ka njoftuar Grenellin se Qeveria mbetet fuqimisht e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik, me vëmendje të veçantë në fushat e sundimit të ligjit, ekonomisë dhe energjisë.