Gjykatësja amerikane kritikon administratën e Trumpit për dëbim të paligjshëm

Një gjykatëse federale ka kritikuar administratën e presidentit Donald Trump për mos respektimin e urdhrave të gjykatës në rastin e një personi nga El Salvadori, Kilmar Abrego Garcias, i cili u dëbua duke shkelur një vendimi të vitit 2019 që ndalonte largimin e tij për shkak të frikës nga persekutimi, transmeton Anadolu.

Sipas ‘CBS News’, gjykatësja e qarkut në Maryland, Paula Xinis, hodhi poshtë një kërkesë qeveritare për një vonesë tjetër në dhënien e informacionit në lidhje me dëbimin e Abrego Garcias, duke urdhëruar zyrtarët t’u përgjigjen “të gjitha kërkesave të pazgjidhura për zbulim” deri më 5 maj dhe të dorëzojnë dëshmitë deri më 9 maj.

Xinix, e cila më herët akuzoi administratën amerikane për një “refuzim të qëllimshëm dhe me keqbesim për t’iu përmbajtur detyrimeve të zbulimit”, dënoi përdorimin e përsëritur të pretendimeve të paqarta të privilegjit duke i quajtur si pengesë.

“Për javë të tëra, të pandehurit kanë kërkuar strehim pas pohimeve të paqarta dhe të pabazuara të privilegjit. Kjo merr fund tani”, shkroi gjykatësja në një dosje gjyqësore.

Abrego Garcia, një puntor që merrej me llamarinë dhe baba që jetonte në qytetin Baltimore, u arrestua nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) në muajin mars dhe u dëbua në El Salvador, ku u vendos në burgun famëkeq CECOT.

Avokatët e tij thonë se ai ishte lidhur gabimisht me bandën MS-13 dhe iu mohua e drejta për proces të rregullt ligjor. Qeveria ka pranuar se dëbimi i tij ishte një “gabim administrativ”, por ka refuzuar të organizojë kthimin e tij në SHBA.

Senatori Chris Van Hollen, një demokrat nga Maryland, i cili vizitoi Abrego Garcian në El Salvador më herët këtë muaj, të mërkurën u shfaq në senat për të denoncuar kundërshtimin e administratës.

“Unë nuk po garantoj për Z. Abrego Garcia, por po garantoj për të drejtën e tij kushtetuese për proces të rregullt ligjor. Sepse nëse Donald Trump mund të injorojë urdhrat e gjykatës dhe të shkelë të drejtat e një njeriu, ai kërcënon të drejtat e të gjithë atyre që jetojnë në SHBA”, tha Van Hollen.

Shtëpai e Bardhë sfiduese derisa gjykata bën presion për llogaridhënie

Megjithatë, administrata e presidentit Trump ka vazhduar t’i rezistojë thirrjeve për riatdhesim. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha për ’CBS News’ se Abrego Garcia është “në shtëpinë e tij atje, në vendin e tij”.

“Nëse ai do të kthehej në SHBA, ne do ta dëbonim menjëherë përsëri”, shtoi Noem.

Presidenti Trump e dyfishoi qëndrimin gjatë një takimi të kabinetit të mërkurën, duke thënë oër ‘ABC News’ se Abrego Garcia “nuk është një zotëri i pafajshëm dhe i mrekullueshëm nga Maryland”.

“Nëse ai do të ishte zotëria që ju thoni se është, unë do ta [ktheja], por nuk është”, shtoi ai.

Trump ka cituar vazhdimisht prova të hedhura poshtë se Abrego Garcia dyshohet se është anëtar i një bande, duke përfshirë foto të manipuluara.

Në të njëjtin takim, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, hodhi poshtë pyetjet në lidhje me përpjekjet diplomatike me El Salvadorin.

“Zhvillimi i politikës sonë të jashtme i përket presidentit të SHBA-së dhe degës ekzekutive, jo ndonjë gjykatësi”, tha Rubio, duke aluduar me shumë gjasa në një përballje kushtetuese.

Gjykatësja Xinis ka autorizuar dëshmi të mëtejshme të katër zyrtarëve federalë të përfshirë në dëbim dhe ka lënë të hapur mundësinë e më shumë të tjerëve.

Me seancat dëgjimore që pritet të intensifikohen në javët në vijim, çështja vazhdon të ngrejë pyetje kushtetuese në lidhje me pushtetin ekzekutiv, zbatimin e ligjit për imigracionin dhe mbikëqyrjen gjyqësore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button