“Gjakderdhje” të reja në ASH, strukturat vazhdojnë me VLEN-in

Nuk kanë të ndalur dorëheqjen në Aleancën e Taravarit, pas vendimit të këtij të fundit për tu larguar nga koalicioni VLEN dhe afrimit me BDI-në e Ahmetit.
Sot dorëheqje nga strukturat partiake ka dhënë edhe Besnik Ajvazi i cili ka ushtruar detyrën e kryetarit të degës së Aleancës në Gazi Babë.
“Duke ndjekur zhvillimet politike së fundmi si dhe zhvillimet mbrenda Aleancës Së Taravarit besoj që është e shëndoshë nga ky moment të jap #Dorheqje nga;
Kryesia e degës së Aleancës-dega Gazi Baba
Kontributin tim do e vazhdoj në #Vlen !
13 vite e kam luftuar të keqen e shqiptarëve,për këtë jam i betuar un dhe e gjithë familja ime!”, ka shkruar Ajvazi.