Gashi: Hasanbegu i jep fund një problemi shumëvjeçar, nis realizimi i projektit të kanalit

Kanali i Hasanbegut më në fund gjeti zgjidhjen e shumëpritur, sepse me dakada të ëtra ka qenë problem për banorët e Hasanbegut. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili mori pjesë në publikimin e projektit bashkë me zv/kryeministrin e parë, njëherësh ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.
“Ka qenë një problem shumë vjeçar, me dekada ka qenë problem shumë i madh për vendbanimin tonë, andaj desha të shfrytëzoj rastin ta falënderoj zv/kryeministrit e parë Izet Mexhiti dhe kryetarin e komunës, Boban Stefkovski për realizimin e këtij projekti. Uroj që sa më shpejtë të realizohet. Unë jam i bindur që kjo brenda 6-7 muajve do të realizohet dhe ta gëzojmë gjithë si qytetarë”, deklaroi Gashi.



