Fidan: Turqia sheh vullnet të mjaftueshëm nga të dyja palët për të ndalur luftën SHBA-Iran

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se beson se ashtu si SHBA-ja edhe Irani aktualisht po tregojnë “vullnet të mjaftueshëm” për të ndalur luftën dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, si dhe ka paralajmëruar se një përshkallëzim i ri do të dëmtonte stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarin Resul Serdar të Al Jazeera-s në një intervistë, Fidan tha se prioriteti i menjëhershëm i Turqisë është sigurimi që armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit të vazhdojë të respektohet.

“Shqetësimi ynë më urgjent është të shohim që armëpushimi po mbahet, kjo është ajo që na intereson për momentin. Mendoj se tani ka vullnet të mjaftueshëm nga të dyja palët për të ndalur luftën”, tha Fidan.

Ai paralajmëroi se rifillimi i luftimeve mund të çojë në paqëndrueshmëri më të gjerë dhe të thellojë shqetësimet për ekonominë globale dhe sigurinë energjetike.

“Kjo situatë është e prirur për përshkallëzim, për tragjedi dhe drama të mëtejshme, si dhe për efekte negative si për ekonominë botërore ashtu edhe për stabilitetin rajonal”, tha Fidan.

Kryediplomati turk gjithashtu theksoi rëndësinë e rikthimit të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit në kushtet para luftës.

“Ne duam të shohim kalim të lirë të të gjitha anijeve, ashtu siç ndodhte para luftës. Status quo-ja para luftës ishte ajo nga e cila përfitonin të gjithë”, tha ai, duke paralajmëruar se imponimi i një marrëveshjeje të re pa pranimin e gjerë ndërkombëtar mund të bëhet “një burim i ri konflikti”.

Më tej, Fidan se Turqia mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të udhëhequra nga Pakistani dhe të koordinuara me vendet e rajonit, përfshirë Katarin.

Ai tha se Ankaraja beson se është e mundur të rishikohen propozimet ekzistuese SHBA-Iran dhe të gjendet “një formulim i pranueshëm” për të cilin mund të bien dakord të dyja palët.

“Ndonjëherë gjatë ndërmjetësimit, gjëja më e vështirë është kur ngecni dhe jeni në kërkim të ideve kreative. Prandaj ju duhen partnerë të jashtëm, partnerë të besueshëm”, tha ai, duke theksuar se vendet e rajonit po përpiqen të kontribuojnë në procesin diplomatik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button