VLEN: Provimi i jurisprudencës në shqip, fundi i një padrejtësie 35-vjeçare!

Në një atmosferë miqësore, në kafe me studentët e fakulteteve juridike, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari prezantoi zgjidhjen ligjore që do të mundësojë zhvillimin e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Pas 35 vitesh, barriera gjuhësore që ua pamundësonte shqiptarëve dhënien e këtij provimi në gjuhën e tyre po shkon drejt fundit.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve në vend.
Me VLEN-in në Qeveri, kjo çështje po merr zgjidhje konkrete. Sepse barazia nuk duhet të mbetet vetëm premtim, por duhet të përkthehet në të drejta të garantuara dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
VLEN- punë dhe jo fjalë!

