Eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, viziton Shkupin

Eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup, ku do të zhvillojë bisedime për rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe për përpjekjet në zbatimin e reformave, me fokus të veçantë në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Deri më tani, vendi ka përfituar 142.1 milionë euro nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, pas progresit të arritur në zbatimin e reformave kyçe.

Gjatë vizitës, Kos do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski. Fillimisht është paraparë një takim kokë më kokë mes tyre, ndërsa më pas do të mbahet një takim bilateral me përfaqësues të Qeverisë.

Pas takimeve, Marta Kos dhe Hristijan Mickoski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button