Petro: Të vendosësh marrëdhënie me Izraelin ndërsa Netanyahu është në pushtet do të thotë të duartrokasësh gjenocidin

Ish-presidenti kolumbian, Gustavo Petro, ka deklaruar se vendosja e marrëdhënieve me Izraelin për sa kohë që kryeministri Benjamin Netanyahu mbetet në pushtet është e barabartë me “duartrokitjen e gjenocidit në Gaza”, transmeton Anadolu.

Petro në një videomesazh theksoi se shumica e të vrarëve në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet, janë gra dhe foshnja.

“Vendosja e marrëdhënieve me Izraelin ndërsa qeveria e Netanyahut është në pushtet do të thotë të duartrokasësh një gjenocid në të cilin janë vrarë 22.000 foshnja”, tha Petro.

Ai tha se edhe Kolumbia ka përjetuar “gjenocid” në të kaluarën e saj dhe theksoi se “njerëzimi nuk duhet të lejojë një Holokaust të ri në botë”.

Ish-presidenti kolumbian gjithashtu theksoi se duhet të sigurohet sovranitet i plotë si për shtetin e Izraelit, ashtu edhe për shtetin e Palestinës.

Më 3 maj të vitit 2024, Kolumbia njoftoi se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve ndaj popullit palestinez në Gaza.

Më 23 maj të vitit 2024, Petro udhëzoi autoritetet që të hapin Ambasadën e Kolumbisë në Ramallah.

Në një deklaratë më 21 korrik, Petro e cilësoi zotimin e presidentit kolumbian, Abelardo de la Espriella, për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin si “fyerje ndaj nderit kombëtar”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button