Dy palestinezë vdiqën në burgjet izraelite

Dy palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite, njëri nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe tjetri nga Rripi i Gazës, ku vazhdon gjenocidi i Izraelit, transmeton Anadolu.

Një deklaratë e përbashkët është bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës.

Në deklaratë thuhet se 61-vjeçari Semih Aleyvi nga qyteti i Nablusit të Bregut Perëndimor dhe 41-vjeçari Enver Eslim nga Gaza kanë vdekur në burgjet izraelite.

Thuhet se Aleyvi, i cili kishte rreth 10 vite në paraburgim, aktualisht ndodhej në burgun e Remles dhe se Aleyvi, i cili u transferua në spital, vdiq më 6 nëntor.

Në deklaratë thuhet se Aleyvi i ka thënë avokatit të tij se i është nënshtruar torturës, sidomos gjatë kohës që po dërgohej për mjekim, se kishte humbur 40 kilogramë në burg dhe nuk mund të hante ushqimin që i ishte dhënë.

Mësohet se Eslimi mbahet në burgun e Negevit në jug të Izraelit që nga 8 dhjetori 2023 dhe sipas deklaratave të familjes së tij, Eslimi nuk ka pasur probleme serioze shëndetësore para arrestimit.

– Fushata e ndalimit dhe arrestimit të Izraelit kundër palestinezëve

Teksa ushtria izraelite dhe njësitë e sigurisë kanë arrestuar mbi 11.600 palestinezë deri më tani në kuadër të fushatës së ndalimit dhe arrestimit kundër palestinezëve pas 7 tetorit 2023, të paktën 43 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite që nga kjo datë.

Përveç kësaj, Izraeli, i cili ka rritur presionin kundër palestinezëve në burgje, po përdor gjithnjë e më shumë metoda torturash dhe keqtrajtimi.

Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben-Gvir, i cili është gjithashtu përgjegjës për burgjet në Izrael, në një deklaratë të mëparshme tha se “të burgosurit palestinezë duhet të qëllohen në kokë dhe të vriten”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button