Droni luftarak turk Akinci godet objektivin ajror me raketën vendase Sungur

Gjatë një prove mbi Detin e Zi, mjeti ajror luftarak pa pilot (UCAV) Akinci i kompanisë turke të mbrojtjes Baykar goditi me sukses një dron objektiv me shpejtësi të lartë, duke përdorur raketën e mbrojtjes ajrore Sungur të zhvilluar në Turqi, transmeton Anadolu.

Droni u ngrit nga Qendra e Trajnimit dhe Testimit të Fluturimeve në Çorlu, në provincën Tekirdag të Marmarasë, dhe fluturoi drejt zonës së testimit mbi Detin e Zi.

Gjatë provës, të zhvilluar në brigjet e Sinopit, Akinci lëshoi raketën Sungur dhe goditi drejtpërdrejt mjetin ajror objektiv me shpejtësi të lartë.

Raketa e mbrojtjes ajrore Sungur u zhvillua nga kompania turke e mbrojtjes Roketsan. Pas përfundimit të provës së qitjes, droni u kthye në Çorlu përgjatë itinerarit të planifikuar.

Më herët, droni kishte kryer qitje ajër-ajër me raketën mini lundruese Kemankes, të bazuar në inteligjencën artificiale, si dhe me municionin endacak shumëfunksional Eren me shpejtësi të lartë.

Baykar ka integruar municione të shumta në Akinci për të krijuar kapacitet goditës me shtresa, me mundësi për të goditur objektiva nga distanca të afërta deri në ato të largëta.

Kompania e aviacionit ka financuar të gjitha projektet e saj tërësisht me burimet e veta që nga themelimi. Baykar ishte eksportuesi më i madh në botë në segmentin e mjeteve ajrore pa pilot në vitin 2025.

Kompania shënoi rekord eksportesh me një vëllim prej 2,2 miliardë dollarësh në vitin 2025, ndërsa vitet e fundit 90 për qind të të ardhurave i ka siguruar nga eksportet.

Baykar ka nënshkruar marrëveshje eksporti me 39 vende, përfshirë 36 marrëveshje për Bayraktar TB2 dhe 16 për Akinci.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button