Drejtoria e Doganave: Brenda një dite u zbuluan 12 migrantë nga Egjipti dhe Sudani

Nëpunësit doganorë nga Dogana e Shkupit, brenda një dite, zbuluan 12 migrantë të parregullt me origjinë nga Egjipti dhe Sudani, gjatë kontrollit të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi në dy pika të ndryshme doganore.
Në një terminal doganor në Tetovë, nëpunësit doganorë, edhe para se të kryenin kontrollin e kamionit, dyshuan për praninë e mundshme të migrantëve të parregullt. Për këtë arsye kërkuan asistencën e MPB-së, pas së cilës në pjesën e ngarkesës u zbuluan pesë migrantë të parregullt.
Vetëm dy orë më vonë, në terminalin doganor Shkup 3, gjatë kontrollit të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi, u zbuluan edhe shtatë migrantë të parregullt.
Migrantët iu dorëzuan Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Bazuar në të dhënat e fundit të Frontex-it, migrimi i parregullt përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor ka shënuar një rënie prej 42 për qind. Këto shifra tregojnë se bashkëpunimi po jep rezultate, por përgjegjësia jonë është të mbetemi vigjilentë dhe të jemi të përgatitur për sfidat e reja”, deklaruan nga Dogana.



