Dhuna midis nxënësve në Shkup: E rrahën, e dogjën me cigare dhe e incizuan

Një nxënëse nga një shkollë fillore në komunën e Gjorçe Petrovit ka përjetuar një makth të vërtetë nga bashkëmoshataret e saj. Ajo ka qenë viktimë e dhunës mes bashkëmoshatarëv, ku të njëjtat e kanë rrahur, e dogjën me cigare ndërsa edhe e kanë incizuar, transmeton Portalb.mk.

Vajza ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe psikiatrike. Kjo, sipas autoriteteve, nuk është rasti i parë i dhunës ndaj së njëjtës nxënëse.

Shkolla e ka raportuar ngjarjen dhe tashmë po ndërmerr masa, ndërsa rasti është raportuar edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Për rastin po vepron edhe Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me një prokuror publik.

Nga policia informojnë se janë raportuar dy incidente të ndara, në të cilat vajza e mitur është sulmuar fizikisht nga shoqe të së njëjtës shkollë.

Ministrja, Vesna Janevska, bën thirrje për mbështetje nga prindërit, pasi thotë se institucionet nuk mund të përballen të vetme me këto dukuri.

Kujtojmë se së fundmi janë regjistruar disa raste të dhunës midis të rinjve dhe nxënësve në shkollat e vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button