Deputetët e PD-së protestojnë para Parlamentit Evropian në Strasburg

Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian, ku kërkojnë lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burgun e Fierit.

Ndërkohë policia belge ka marrë masa duke rrethuar zonën.

Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike në radhët e opozitës, raporton Top Channel.

Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tubohet me mbështetës nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojë tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri, raporton Top Channel.

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button