Costa në Shkup: Pa ndryshime kushtetuese, nuk ka negociata me BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup porositi qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet rruga e vetme për fillimin formal të negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Costa përshëndeti përparimin në zbatimin e agjendës reformuese, ndërsa theksoi se BE-ja mbetet investitori më i madh dhe partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet mënyra e vetme për fillim formal të negociatave. Kjo është mënyra e vetme për hapjen e të gjitha përfitimeve nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Evropian është partneri më i sigurt i Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonisë së Veriut. Fuqia për të formësuar ardhmërinë është në duart tuaja. Mënyra e vetme për të arritur përparim drejt integrimit evropian është përmes dialogut konstruktiv me fqinjët, përmes ndërmarrjes së hapave pragmatikë për ndërtimin e besimit dhe zbatimit të reformave të domosdoshme”, tha Antonio Costa, President i Këshillit Evropian.

Ndërkohë kryeministri Mickoski theksoi se vendi mbetet i përkushtuar në drejtim të integrimit në Bashkimit Evropian.

Ai tha se vendi punon në zbatimin e reformave, ndërsa identiteti nuk duhet të jetë pengesë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button