Qeveria miratoi projektligjin për mbrojtje nga duhani

Qeveria sot miratoi Projektligjin për mbrojtje nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme, njoftoi në Facebook ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

“Ky është një hap i rëndësishëm për shëndetin publik dhe për mbrojtjen e fëmijëve, joduhanpirësve, punëtorëve dhe qytetarëve.

Ligji ekzistues daton nga viti 1995. Pas gati tre dekadash, realiteti ka ndryshuar: sot kemi cigare elektronike, produkte të reja me nikotinë, reklama online, rrjete sociale dhe forma të reja promovimi që ndikojnë drejtpërdrejt te të rinjtë.

Ky ligj është rezultat i një procesi të gjatë konsultimesh, analizash dhe harmonizimi me institucionet, organet inspektuese, sektorin e hotelerisë, industrinë, ekspertët, qytetarët dhe me mbështetje profesionale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Me këtë ligj vendosim rregulla më të qarta për hapësirat publike dhe vendet e punës, për tarracat, për produktet e reja të duhanit dhe nikotinës, për reklamimin dhe promovimin, si dhe për mbrojtjen e fëmijëve pranë shkollave, institucioneve shëndetësore dhe hapësirave ku qëndrojnë fëmijët.

Ky nuk është ligj kundër askujt. Ky është ligj për shëndetin, për fëmijët, për ajër më të pastër dhe për përgjegjësi publike”, shkroi Aliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button